Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, nga Shkodra kritikoi opozitën për akuzën e saj se po kërkohet një zgjatje e mandatit të tij përmes propozimit të ligjit nga dy deputetë të PS.
“Reforma nuk ka lidhje me persona të veçantë, pra ne nuk reformojmë dot individë, ne reformojmë institucione, deputetët do mbajnë qëndrimin e tyre, por nëse nuk të pëlqen qëndrimi quhesh pjesë e tjetrit.
Deputetët janë njerëz me kulturë e logjikë normale, njohin ligjet, rregullat dhe ligjin e Akademisë do e përputhin me ligjet ndërkombëtare”, tha Gjinushi.
Ai ndër të tjera tha se akademiku Artan Fuga apo Ledi Shamku që kanë patur replika në distancë janë individë që nuk përfaqësojnë komunitetin e akademikëve apo universiteteve.
“Ngatërroni Universitetet, komunitetet shkencore me një apo dy individë. Një apo dy individë nuk janë asgjë. po s’të shau dhe i ligu duhet të shohësh se nuk je mirë”, ka deklaruar ai.
Gjinushi tha se kreu i qeverisë nga një skeptik është kthyer në një mbështetës të akademisë së shkencave. Deklaratat Gjinushi i bëri pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
(BalkanWeb)
