Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, mbajti një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij socialisti theksoi se Kushtetuta e përcakton qartë se si mbahen referendumet. Ai tha se do t’i jepet udhë këtij procesi që aktualisht është në formën e draftit, që do të jetë i gjerë dhe i gjatë. Sipas tij, grupi parlamentar socialist do të zhvillojë disa tryeza me juristë, studentë, profesorat, studentë, me qëllimin e mirë që të shkohet drejt një drafti të konsoliduar.

“Ajo që u komunikua nga kryeministri Rama në fund të javës së kaluar, pas më shumë se dy dekada të miratimit të Kushtetutës është pa vend mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet në Shqipëri. Jeni në dijeni të faktit që në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi të gjerë e të gjatë. Para se drafti të depozitohet në Kuvend, do t’i nënshtrojmë një proces të gjerë konsultimi. PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristi, profesoratin, studentë, shoqërinë civile, me qëllim që të shkojmë në një draft e projekt të mirë konsoliduar”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, gjithashtu Balla tha se çështjet janë konsultuar për një kohë të gjatë për rreth 2 muaj hulumtime, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që qytetarët të kenë zërin e tyre.

“Referendumi përcaktohet si forma e ushtrimit të sovranitetit, të drejtpërdrejtë të popullit…Qeveria nga ana e saj mund të thërrasë një referendum të tillë përpara se të marrë nisma. Në këtë rast kjo formë kërkon përgjegjshmëri të klasës politike. Dua të sqaroj se cdo ndryshim Kushtetues përpara se të shkosh në referendum do të2/3 e anëtarëve të Kuvendit më pas 1/5 e anëtarëve të Kuvendit mund të kërkojnë dërgesë…Çështja mund të zaptohet përpara se Kuvendit të vendosë të marrë nisma të një rëndësie të veçante sepse ndryshim Kushtetuese kërkojnë masa paraprake duhet të votohet njëherë me 2/3. Gjykatës Kushtetuese i hiqet e drejta për të vlerësuar rëndësinë, nuk është në atributin e saj për të vlerësuar nëse çështja është për të shkuar ose jo në referendum. Kategoritë  e referendumeve që në do shtrojmë janë Kushtetues i përgjithshëm e referendum vendor. Referendumi për shfuqizimin e një ligji është i vlefshëm nëse për të marrin pjesë 40%. Në draftin nuk do ta depozitojmë në Kuvend përpara se të bëjmë disa konsulta edhe në disa qarqe kryesore të Shqipërisë. Në momentin që do e depozitojmë, Rama tha se koha për t’u miratuar një ligj brenda kësaj legjislature është e mundshme. Do shohim nëse do e arrijmë brenda këtij sesioni apo do i mbetet sesionit të vjeshtës, këtë nuk mund ta themi sot sepse nuk është një punë e lehtë. Ligji që kemi përpara nuk i ndalon forcat politike të mbajnë qëndrime pro ose kundra”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb