Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka deklaruar se edhe pse çmimi i naftës në Bursë ka rënë ndjeshëm, Bordi në vendin tonë nuk reflekton të njejtën gjë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se në realitet, çmimi i naftës në Shqipëri nuk ndryshon sepse këtu ligjin e bëjnë oligarkët.

Postimi i plotë:

Çmimi i naftes bie pikate ne Bursa, por Bordi i Hajduteve nuk e ul çmimin!
Çmimi i Naftes ne Bursa bie dhe po bie vazhdimisht, ky eshte fakt, qe nuk e luan topi. Po ju sjell me Foto edhe per dje edhe sot cmimin e Naftes ne Burse.
Bordi i Hajduteve deklaroi qe sapo ndryshon çmimi ne bursa ne ulje keta gjoja e ulin menjehere.
Por realiteti flet ndryshe.
Çmimi nuk ulet kurrsesi sepse Bordin e Hajduteve ligjin e bejne oligarket, qe bejne llogarine e xhepit te tyre i japin edhe hisen qeverise, ndersa populli i lene cmimin e larte qe ta plaçkisin gjer ne palce.
Ne Mal te Zi nje liter nafte kushton 1.27 euro litri ose thene ndryshe 147 leke.
Ndersa ne Shqiperi Bordi i Hajduteve e mban 232 lek.
Edhe me Taksat pa fund qe i kane vene Naftes maksimumi nje kier Nafte di te kushtonte jo meshume se 200 lek litri.
Llogaritni cfare plackitje monstruoze ju behet shqiptareve me Naften.

 

307074433 638739767610284 4955168531738380486 N
307074433 638739767610284 4955168531738380486 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: