Lufta ndërmjet Lil Wayne dhe Young Thug është nxehur aq shumë sa edhe vajza 16 vjeçare e yllit të hitit “Love Me” është përfshirë në mes! Kërcënimet me vdekje fluturojnë nga të gjitha anët ndërmjet dy palëve po duket se Wayne nuk ka asnjë problem që vajza e tij fut hundët, madje ai e mbështet atë.

TMZ e pyeti artistin 32 vjeçar mbi këtë fakt, se çfarë mendon ai për faktin se e bija e tij është futur në këtë histori me dëshirën e saj, veçanërisht tani që reperat The Game dhe Thug deklarojnë se do të bëjnë gjëmën. Wayne iu shmang pyetjes dhe nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por thjesht lavdëroi vajzën e tij duke lënë të kuptohet që e mbështet atë plotësisht.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: