Andi Lila dhe Sokol Cikalleshi ishin dy futbollistët e parë, të cilët dolën në konferencë për shtyp në prag të miqësores me Francën. Lila dhe Cikalleshi janë në sinkron me fjalët e trajnerit De Biasi në konferencën e një dite më parë, duke vlerësuar në maksimum këtë miqësore si një test shumë të rëndësishëm. “Ndeshja me Francën është si qershia mbi tortë e një sezoni të gjatë. Është nde-shje me një ekip cilësor dhe është një ndeshje e veçantë për t’u shijuar dhe për t’u kënaqur”, tha Andi Lila. Sokol Cikalleshi po kalon një moment të mirë dhe në ndeshjet e fundit me kombëtaren është konsideruar i pafat, duke goditur disa herë shtyllën. Sulmuesi tregohet altruist, duke preferuar më shumë fitoren e skuadrës sesa lavdinë personale. Cikalleshi: “Preferoj që të fitojë skuadra, por nëse shënoj unë, atëherë do të ishte diçka e mirë”. Emri i dy futbollistëve kavajas ka qenë i lakuar në këtë periudhë merkatoje. Lila sqaron situatën e tij te Parma, ndërsa Cikalleshi tregon detajet e transferimit tek Instambul Basaksehir në ligën turke. “Kam një kontratë 3 vjet e gjysmë me Parmën. Shpresoj që të qëndroj në Itali te Parma, ose edhe në një skuadër tjetër”. Ndërsa Cikalleshi pohon se firma me turqit do të bëhet pas ndeshjes së kombëtares. “Kam rënë parimisht dakord me Instambul për 4 vite, por për shkak të impenjimit me kombëtaren nuk kam shkuar të firmos. Pas ndeshjes me Francën do të hedh firmën dhe shpresoj që në të ardhmen të bëj një tjetër hap cilësor”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: