Nga: LILIANA HOXHA*TIRANE-Me gjithë akuzat ndaj Nexhmije Hoxhës për bashkëpunim me Ramiz Alinë sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitet 90 nuk mund të mendonim kurrë që shefja e vërtetë e mafies komuniste dhe shtetit post tij të ishte vetë ajo, krahasuar me Ramiz Alinë që zyrtarisht përfaqësonte gjithçka. Aq më tepër që në 92 ajo ra në burg në kohën që R.Alia ishte President i Republikës konform çka ai ka shpalosur më lart.
Nëse në këtë kohë vëllai i madh i Sokolit me të shoqen, mbesë e Ramiz Alisë bashkëjetonin me mafiozin sicilian Xhakomo, mik i Ramiz Alisë, unë e Sokoli bënim mbrojtjen e Nexhmijes para gjithë organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke besuar që ishte burgosur vetëm si gruaja e Enver Hoxhës pa kuptuar ende që ky ishte projekt i tyre për tu dënuar për shpërdorim karamelesh.
Po japim të dokumentuar një nga rastet pranë Komitetit të Mbrojtjes nga WILPF Italia, që ndiqte me rigorozitet edhe gjykimin e saj.

Liliana Hoxha
26 Janar 1993
Jam duke bërë rezymenë e mbrojtjes derisa të përkthejmë të gjitha materialet. Avokati i mbrojtjes vuri në dukje që nga ana e akuzës penale mungon roli subjektiv i procesit të saj penal, që mbetet vetëm: Përvetësim i fondeve publike. Ai nënvizoi cilat janë zërat e përvetësimeve publike si: Shpenzimeve për dreka e pritje zyrtare, të vizitave nga populli në shtëpinë e E.Hoxhës, mjekimet, dhuratat që ju janë bërë mjekëve të huaj. Të gjitha këto kryer me vendimet e personaliteteve më të larta qeveritare e partiake të kohës përkatëse. Është e qartë që nuk ekziston mundësia ligjore sipas të cilës Nexhmije Hoxha të gjykohet fajtore. Siç tha dhe ajo vetë është e përgatitur për çfarëdo vendimi nga gjykatësi sepse gjyqi ka karakter vetëm politik. …………
Merci, je vous embrasee tres fort
Liliana
Drejtuar : Forumit Internacional ONO dei Popoli

Sokol Hoxha
Drejtuar :
Circolo Pietro Secchia
00146 Roma, Via Ostiense 202
Tel/Fax 06/5433250
Te dashur miq
Mësuam me kënaqësi mesazhin tuaj për sa i përket indinjatës dhe preokupimit për procesin kundër nënës tonë Nexhmije Hoxha që siç edhe juve e shprehni është një proces politik që po zhvillohet jo vetëm për të, por kundër komunizmit. Edhe një herë ju falënderojmë nxehtësisht për mbështetjen tuaj.

Me respekt nga familja tonë
Sokol Hoxha

Intervista e S.Hoxhës dhënë Radio “Citta Aperta”

Në 10 janar 1997 Nexhmije Hoxha del nga burgu. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi më pas me revoltën të ashtuquajtur popullore të nxitur nga agjentura greke e UDB-a për të ndarë Shqipërinë e për të risjellë Ramiz Alinë. Por shërbime të tjera pro shqiptare nuk e lejuan vazhdimin dinastik duke sjellë Nanon, ndonëse pinjoll i tyre, si një kompromis i domosdoshëm i skakierës politike të kohës. Siç dihet të gjithë këta programatorë kriminelë të fateve të kombit e kthyen pllakën duke u fshehur pas Enver Hoxhës.

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: