Kreu i PD, Sali Berisha në fund të bashkëbisedimit me komentuesit në Facebook, deklaroi se bashkëshortja e Edi Ramës ndërhyri pranë AKSHI-t për baxhanakun e tij, Armand Frangu që ai të përfitonte tendera.
“Dosja e AKSH-it është në të gjitha ministritë e drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së. del aty, të gjithë ndërhyrjet që Linda e Surrelit ka bërë për baxhanakun e vet, pengmarrjet. Janë marrë njerëz peng për tenderat e Armand Frangut të Edi Ramës”, tha Berisha.
Sali Berisha: Dosja e AKSH-it është në të gjitha ministritë e Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së. del aty, të gjithë ndërhyrjet që Linda e Surrelit ka bërë për baxhanakun e vet, pengmarrjet. Janë marrë njerëz peng për tenderat e Armand Frangut të Edi Ramës.
Këto janë të pakapërcyeshme dhe qëndrimet që po mbahen është interesi më i mirë i shqiptarëve, të mos pajtohet, të dalim nga heshtja. Heshtja është ndihmë për këtë qeveri, protesta është përfaqësimi dinjitoz i yti. Vendimi për të ecur drejt BE. Ndaj dhe është jetike bashkimi sa më i gjerë i shqiptarëve për të ardhmen e tyre evropiane.
