TIRANE – Linda Rei vitin e kaluar bëri bujë të madhe pasi shpalli zyrtarisht fejesën me një biznesmen me banim në Zvicër. Gjithashtu ajo postoi foto dhe video në rrjetet sociale ku ajo tregonte unazën dhe shkruante “Zyrtarisht e fejuar”.

Pas asaj dite, Linda nuk e fshehu më partnerin dhe postonte shpesh foto me të. Mirëpo siç duket transgjinorja i ka dhënë fund historisë me biznesmenin pasi prej disa kohësh nuk shihet më me të dhe sot i ka shtuar dyshimet me këto foto.

Në fotot e postuara në InsaStory Linda shfaqet shumë afër me personin që mendohet të jetë i dashuri i saj i ri. Ndonëse Linda nuk ka konfirmuar ende asgjë, dyshimet janë se ajo është ndarë dhe ka nisur një lidhje të re.

(er.cu/BalkanWeb)
