Një lajm i bukur vjen nga Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë ku një nënë ka sjellë në jetë me një shtatzani natyrale katërnjakë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në një postim në rrjetet sociale.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë”,- shkruahet në faqen zyrtare të MSHMS-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb