Presidenti Masoud Pezeshkian tha në një deklaratë se Teherani e konsideronte hakmarrjen si “të drejtë dhe detyrë legjitime” dhe do të bënte çmos për ta përmbushur këtë detyrë.

Mediat shtetërore raportuan se Zëvendëspresidenti i Parë Mohammadreza Aref u kishte urdhëruar ministrave dhe guvernatorëve të siguronin që administrata e vendit të funksiononte pa ndërprerje në kohë lufte.

Kujtojmë se lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei u vra në sulmet e përbashkëta të SHBA dhe Izraelit, që goditën Iranin prej ditës së djeshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb