Lindsay Lohan u shfaq pothuajse e panjohur në një postim të ri në rrjetet sociale pasi vendosi të bëjë një ndryshim në pamjen e saj dhe të provojë një nuancë të ndryshme të ngjyrës së flokëve. Aktorja e njohur nuk duket e gatshme t’u rikthehet flokëve të kuq, pasi këmbëngul të provojë versione të ndryshme të ngjyrës bjonde. Sigurisht, të shumtë janë ata që vënë re se përtej ngjyrës së flokëve, edhe fytyra e saj duket mjaft… e ndryshuar.

Në postimin e saj të fundit, 38-vjeçarja Lohan ka ndarë një foto me ndjekësit e saj online në llogarinë personale në Instagram, në të cilën ka shfaqur pamjen e saj të re. “Flokët e qumështit të bajames ”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Lohan, e cila rikthehet në kinema me “Freakier Friday”, ku do të ribashkohet me Jamie Lee Curtis, ka impresionuar fansat me imazhin e saj rinor në daljet e fundit publike. Madje, transformimi i saj ka ngjallur diskutime nëse ajo ka bërë një operacion estetik, pasi shumë përpiqen të analizojnë sekretet e rinovimit të saj.

Mirëpo, babai i saj, Michael Lohan, ka mohuar zërat se vajza e tij i është nënshtruar një operacioni plastik, duke sqaruar se ajo ka bërë vetëm mbushje dhe botox.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: