Lindsay Lohan është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Bander Shamas së shpejti do të bëhen prindër, siç ka treguar aktorja përmes llogarisë personale në Instagram.

Në veçanti, ajo ka postuar një foto me një trupore bebesh, ku shkruan: “Vijmë së shpejti”. Në mbishkrimin e postimit të saj, Lindsay Lohan ka shkruar: “Jemi të bekuar dhe të emocionuar”.

Në një deklaratë që aktorja dha për TMZ, ajo tha: “Ne jemi shumë të emocionuar për ardhjen e anëtarit më të ri të familjes sonë dhe presim me padurim këtë kapitull të ri të jetës sonë”.

Thashethemet e para për një shtatzëni të mundshme të 36-vjeçares u publikuan rreth 2 muaj më parë, pasi në të gjitha daljet e saj publike, ajo kujdesej të vishte rroba të gjera që i mbulonin barkun.

Çifti u martua vitin e kaluar, por aktorja e bëri të ditur lajmin e lumtur në ditëlindjen e saj. Ata filluan të takoheshin pak para karantinës, ndërsa në nëntor të 2021 shpallën fejesën dhe tani janë në pritje të fëmijës së parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb