Lindsey Vonn plotësisht nudo në pozicionin tipik të skiatores, vetëm me raketat që e shoqërojnë.

Skiatorja amerikane ka zgjedhur një imazh me një impakt të fortë, për të lançuar librin e saj të ri ‘Strong is the new beautiful’.

’U deshën 31 vjet, për tu ndjerë mire me trupin tim dhe tani mezi pres, që të ndajë me ju këtë ndjesi’ ka shkruar Vonn në komentin e saj, që shoqëron foton e ndarë në profilin e saj, në Instagram.
Libri, i cili do të jetë nëpër librari që prej ditës së sotme, jep këshilla si të mbani një formë të mire, si dhe ushqimet që ju bëjnë mirë teksa ju stërviteni.

Gjithçka e shkruar nga një kampione e cila ka triumfuar 4 herë në Kupën e Botës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: