TIRANE- Nuk fshihen më. Maksimumi vënë një shirit te sytë kur hedhin fotot e nxehta në internet, ose nuk tregojnë fytyrën gjatë bisedave në chat (vetëm çështje kohe e pazari). Reklamojnë asetet trupore e sexshërbimin, dhe ashtu si për një mall të zakonshëm në ofertë, në fund thonë çmimin “për vetëm kaq e aq euro”.
Ose në dollarë. Por jo në lekë, pavarësisht se i gjithë komunikimi është shqip… Këto janë femrat shqiptare që kanë zgjedhur të ofrojnë veten kundrejt pagesës në Skype apo për escort. Ato funksionojnë kryesisht me faqe shqiptare Facebooku, ku një administrator menaxhon ofertat sipas kërkesave të klientëve. Këta të fundit nuk e kanë problem të shkruajnë edhe hapur adresat e tyre apo numrat e telefonit, si dhe cilën prej tyre dëshirojnë, pavarësisht se administratori i porosit që të shkruajnë në “inbox”. Ka edhe prej atyre faqeve që funksionojnë si grup i mbyllur për seks online dhe escort, ku për porositë e femrave duhet që të pranohesh më parë si anëtar.
Si grup i mbyllur funksionon edhe komuniteti “gay Albanian” dhe “lesbian Albanian”, por kërkesat e tyre për partnerë me pagesë gjenden edhe në faqet për seks me heteroseksualë. Edhe Kosova nuk mbetet pas në këtë lloj tregtie, që duket sikur është në lulëzim. Vetëm se ata janë më patriotë nga mënyra e etiketimit, përdorin fjalën “shoqëruese” në vend të “escort” J. Disa prej femrave shqiptare nuk preferojnë të funksionojnë nëpërmjet administratorëve të faqeve nëpër FB, por janë bërë direkt vetë pjesë e sajteve të huaja, ku ofrohen shërbime seksuale kundrejt pagesës. Një nga to, që vetëidentifikohet si Mikaela dhe thekson se është shqiptare (tregon dhe nr. shqiptar), shkruan në www.sexgr.net se gjendet në Selanik nga data 17 prill 2015 dhe deri më datë 16 maj 2015. “Dëshiron diçka të njomë, të freskët që të të rinojë? Jam Mikaela, jam shqiptare dhe vij pranë teje kudo që të ndodhesh në Selanik, që të kalojmë së bashku qëndrim të mrekullueshëm, ndaj më telefoni në numrin 6955719721 dhe udhëtimi ynë fillon”, thekson ajo. E ashtuquajtura Mikaela e ka hedhur këtë tekst në zonën VIP të publikimeve të femrave, që janë të disponueshme për seks në këtë portal. Krahas njoftimit, ajo ka publikuar edhe disa fotografi pikante, por me sytë e mbuluar.
(ma.ar/Panorama/BalkanWeb)
