Është kritikuar jo pak pas eliminimit të PSG-së nga Bayern në Champions League, por Lionel Messi vijon të thyejë rekorde. 35-vitet që ka mbi supe janë vetëm një numër për të, teksa së fundmi argjentinasi ka thyer një tjetër rekord.

Sulmuesi shërbeu saktë për Mbappe në fundin e ndeshjes ndaj Brest, por ky nuk ishte një asist dosido, pasi është i 300 në karrierën e Messit. Asnjë lojtar tjerë nuk ka arritur një rekord të tillë më parë në nivele të larta, me Messin që vendos një tjetër rekord të veçantë, që do të jetë e vështirë për t’u arritur.

Messi u kurorëzua kampion bote në fundin e vitit të shkuar, duke mundur me Argjentinën e tij Francën në finalen e Katarit. Messi është në muajt e fundit të kontratës me PSG dhe e ardhmja e tij është ende e pavendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb