Ky do jetë Botërori i fundit në të cilin do luajë Lionel Messi. Ylli argjentinas ka konfirmuar gjithçka, në një intervistë të dhënë për Star Plus.

“Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë Botërori im i fundit. Jemi në një moment të mirë, ne jemi një grup shumë i fortë. Por në Kupën e Botës çdo gjë mund të ndodhë: të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira dhe favoritët nuk fitojnë gjithmonë.

Ne favoritë? Nuk e di nëse jemi kandidatët numër një për të fituar. Mendoj se ka skuadra të tjera që janë favoritë sot, por edhe ne jemi atje”, – Tha ai.

“Pleshti” numëron 164 ndeshje me përfaqësuesen e Argjentinës, ku ka shënuar plot 90 gola. Gjithashtu, ka qenë pjesë e Kombëtares U20 dhe Olympic Team.

T555

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb