Deputeti Saimir Korreshi e ka quajtur sulmin e sotëm ndaj News24, si ngjarje kriminale.
Në një reagim në rrjetet sociale, Korreshi shkruan se media, pushteti i katërt po trajtohet si leckë, ndërsa ka paralajmëruar se “neodiktatura do të godasë më egër”.
“Zjarri erdhi ne fshat mos prisni me deri ne deren tuaj se eshte vone”, shkruan Korreshi.
Reagimi i plotë:
Ja dhe Liria e Mediave ajo qe njihej si ndarja e 4 e pushtetit tashme trajtohet si lecke çimento. Kur i kerkon Policet per nje ngjarje kriminale nuk i gjene dy bashke ama kur fershellen Pardhia mblidhen dhe dite pushimi. Dhe te mendosh qe kemi akoma per te pare miratimin e kodit te ri penal o Shqipetare. Zjarri erdhi ne fshat mos prisni me deri ne deren tuaj se eshte vone. Neo diktatura do trokasi me eger.
