Analisti Fatos Lubonja, në një prononcim për News 24, e cilësoi aksionin për lirimin e hapësirave publike si një “shou propagandistik” që nuk prek problemet reale.

Sipas tij, shqetësimi më i madh është zaptimi dhe shkatërrimi i strukturave publike përmes ndërtimeve që cenojnë jetesën e qytetarëve.

“Grabitja kryesore që rrezikon vendin është bllokimi i zonave publike përmes ndërtimeve,” tha Lubonja për News 24.

Fatos Lubonja: Lirimi i hapësirave publike është aksion propagandistik. Po zhvillohet një show, që zgjat pak dhe problemi i dytë është diçka tjetër, është zaptimi e shkatërrimi i zonave publike. Këtu kam parasysh ato vende, që më parë kanë qenë zonë shtetërore apo private, ku prsh në një ndërtesë 1 kat që mund të jetë publike, bëhen privatizime dhe rikonstruktime, ku ngrihen gradaçela. Nuk është problemi se gradaçela ngrihet aty në mënyrë të paligjshme, por gradaçela zapton diellin, ajrin e të tjerëve, që duan të jetojnë.

Në Farkë ishte bërë një projekt dhe i aprovuar, se do ngrihen 17-18 gradaçela në atë zonë. Nuk e di nëse toka është pronë private apo publike apo e privatizuar, por ndërtimet aty do shkatërronin jetën përreth, gjelbërimin. Ashtu sikurse i merret bregdeti publikut nëpërmjet resorteve, se deti është publik. Ti mund të bësh resorte, por nuk mund të bllokosh vijën detare. Kemi parë që aty ku bëhen resorte, aty vihen karrige dhe aty nuk kalon më njeri. Kjo është grabitja kryesore që rrezikon vendi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb