Gjykata për Krime të Rënda urdhëroi arrestime në komisariatin e Kukësit pas lirimit të kosovarit të shumë kërkuar Naser Gashi. Gjykata caktoi masën e arrestit me burg në mungesë për Agim Bashën shef i komisariatit në Kukës, nën akuzën e korrupsionit e shpërndroimit të detyrës.

Arrestimi i kryekomisarit të Kukësit, nuk është mundur të kryhet pas Agim Basha nuk është gjetur nga forcat e policisë. Me po të njëjtat akuza gjykata ka lëshuar masën e arrestit me burg edhe për Kujtim Spahiun, vartës i Bashës në komisariat ndërsa për Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj,të dy punonjës policie, do të hetohen nën masën detyrim paraqitje për shpërdorim detyre.

Hetimet ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit, nisën pas denoncimit të bërë nga zv/drejtori i hetimit në këtë qark, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës, paraqitet në dalje një person më identitetin Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip Audi me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer Ron Nimani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia e ka përzgjedhur Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dyshime se përdorte dokumenta të falsifkuara. Ai është trasferuar në drejtorinë e policisë së Kukësit, ku i është nënshtruar identifikimit nëpërmjet shënjave të gishtërinjve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindjes 1960, nga Kosova, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 7 vite e 4 muaj burgim.

Ai ishte shpallur në kërkim ma kartelë të kuqe, pasi i mbeteshin edhe 2454 ditë burg për të vuajtur. Policia e Kukësit ka bërë arrestimin e personit në fjalë, por më pas prokurorja Rita Gjati ka urdhëruar lirimin, për shkelje procedure. Në vendimin e firmosr prej saj thuhet se “në rastin konkret nuk janë respektuar kërkesat e ligjit për arrestimin në flagrancë dhe në këto kushte duhet të bëhet lirimi i menjëhershëm i Naser Gashit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb