“Associated Press” në vazhdën e publikimit të videove të arkivit nga Shqipëria e viteve ’90­të ka publikuar edhe një filmim të rrallë të lirimit të Nexhmije Hoxhës nga burgu.

Ajo u lirua më 10 janar të vitit 1997, në moshën 75­vjeçare. Siç shihet edhe në video, Nexhmije Hoxha pritet jashtë hekurave nga nusja e saj e djalit të saj, Liljana Hoxha, e cila ndryshe nga takimi i përzemërt pas lirimit, e ka kritikuar ashpër vitet e fundit.

Nexhmije Hoxha, e cila u arrestua në dhjetor të vitit 1991, u dënua me 11 vjet burg për korrupsion. Nga videoja, duket se Nexhmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore, e dhe pas viteve të tëra në burg.

Ajo shfaqet edhe në shtëpi, e rrethuar nga familjarët dhe librat e ish­diktatorit Enver Hoxha.

Nexhmije Hoxha bëri vetëm 5 vjet burg nga 11, pasi përfitojë nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: