Këtë të martë, protesta para Kuvendit u shoqërua me incidente ku pasi protestuesit hodhën vezë drejt automjeteve të deputetëve, disa prej tyre u shoqëruan dhunshëm nga policia dhe u mbajtën për disa orë në Komisariatin Nr.1. Pas disa orësh ata janë liruar.

Protesta e ditës së sotme do të vijojë si normalisht, fillimisht me grumbullimin te sheshi “Skënderbej” në orën 19:00 e më pas drejt Kryeministrisë.

Njëri prej koordinuesve Arben Kola zbardhi kështu edhe skenarin për protestën e 31.

“Nga sheshi “Skënderbej” do të marshojmë drejt kryehajdutërisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb