Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar nga Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë.

Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor.

I pari nga 38 autobusët që transportonin të burgosur palestinezë të liruar nga burgjet izraelite ka kaluar në Gaza, sipas Zyrës së Informacionit për të Burgosurit Palestinezë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb