Botuesi Henri Çili është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Përmetit duke e lënë në detyrim paraqitje. Çili do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës ndërkohë gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se gjyqtarët e çështjes kanë rrëzuar akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.

Ndërkohë vijon seanca për masat e arresit për 29 të arrestuarit e tjerë në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani’. Çili dhe dy avokatët e tij u paraqitën mbrojtjen në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore.

Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat për Çilin, mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë nuk mund të qëndronin bashkë sidomos kjo e dyta që nuk mund të ngrihej ndaj Çilit si pronar i një studioje ligjore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb