Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka fituar lirinë, ndërsa ka lënë ambientet e burgut pas dy vitesh ngujim.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Lala.
Ai u dënua me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
Dënimi ndaj tij parashikoi po ashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës.
(BalkanWeb)
