Lirohet nga burgu Ervin Salianji.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të lërë sot përfundimisht qelinë, duke përfituar lirimin me kusht pas vendimit të marrë sot nga Gjykata e Fierit.

Në seancën e sotme në gjykatë Shërbimi i Provës paraqiti raport pozitiv për Salianjin, ndërsa edhe prokurori i çështjes shprehu dakordësinë për lirimin e tij.

Gjyqtari i çështjes u tërhoq për vendim dhe më pas miratoi kërkesën e Salianjit për lirimi me kusht.

Salianji ndodhej në burgun e Fierit prej shtatorit të vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Salianjit, Ledio Braho u shpreh: “Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive dhe qëndrimit pozitiv të prokurorit mbi kërkesën e Ervin Salianjit, vendosi lirimin e zotit Salianji”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb