Të paktën 17 persona u vranë të hënën në Juliaca në Perunë jugore, gjatë përleshjeve midis forcave të zbatimit të ligjit dhe protestuesve antiqeveritar.

Këto fakte bëhen të ditura sipas një raporti të ri të lëshuar nga Ombudsmani, një autoritet i pavarur përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Përplasjet shpërthyen në zonën e aeroportit të qytetit, në rajonin Puno, i cili është bërë epiqendra e protestave dhe trazirave që nga rrëzimi dhe arrestimi i ish-presidentit Pedro Castillo më 7 dhjetor. Protestuesit kërkojnë që ish-presidenti Pedro Castillo të lirohet nga burgu dhe të shpallen menjëherë zgjedhjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: