*Mungojnë 20 barna nga lista e ilaçeve të rimbursueshme
*Nga 1700 farmaci që operojnë në vend, 10 prej tyre veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme
*Bari i ardhur në jashtë, në disa raste false
TIRANE- ‘Lista e ilaçeve me listë’. Kjo ishte tema që u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Njerëz në Fokus”, në News24, të moderatores Ola Bruko. Problemi, i cili tashmë është kthyer në fenomen në kryeqytet dhe jo vetëm prek të gjitha grupmoshat, kryesisht moshat e treta.

Të ftuar në emisionin ishin Diana Toma, kreu i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Sazan Çeliku, President i Shoqatës se përfaqësive Farmaceutike, Gazmend Koduzi, Ish-drejtor i Kujdesit Parësor në ISKSH si dhe Dëfrim Goma, farmacist.

Fenomenin e marrjes të barnave me listë, u konfirmua nga farmacitetet, por dhe nga të ftuarit e pranishëm në studio. Gjatë një lidhje direkte për News24 tre farmaciste në kryeqytet pohuan se ky fenomen ekziston prej vitesh.

“Në këtë periudhë borxhi ndaj ilaçeve është rritur. Ne detyrohemi të japim ilaçe kundrejt pritjes, pastaj është varet në ndërgjegjen e tij nëse do ti kthejë ato lekë apo jo. Ne jemi të detyruar ndonjëherë dhe t’ja japim pa lekë ilaçet, pasi nuk na le ndërgjegje. Ka dhe nga ata raste kur njerëzit na kërkojnë ilaçe të reduktuara, pasi qytetarët nuk i përballojnë dot kostot.”, -pohuan tre farmacistet.

Gjatë fjalës së tij, Sazan Çeliku, President i Shoqatës se përfaqësive Farmaceutike theksoi se politika duhet të ishte më e vëmendshme ndaj këtij fenomeni.

“Jam solidar me problemet me kogelët e mi. Ky nuk është një fenomen i ri. Kjo është një pjesë e këtij fenomeni, ndërsa pjesa tjetër është që farmacitë po vishen në vështirësi. Është një borxh i brendshëm dhe i gjithë sistemi është i përfshirë. Distributorët janë të detyruar të paguajnë me parapagim, dhe disa prej tyre janë vënë në vështirësi me bankat. nëse politika do ishte e vëmendshme ndaj këtij sistemi, i cili është lënë pas dore, të paktën do kishte një trajtim. Ne mbrojmë interesin e çdo biznesi legal si farmacitë.”, theksoi Çeliku.

Ndërkohë, Dëfrim Goma deklaroi se përveç lista të borxheve të shtuara të barnave me lista, sot farmacitë vuajnë dhe mungesën e mbështetjes nga ana e autoriteteve shtetërore. Sipas Gomës, deri tani në vendin tonë operojnë 1700 farmaci në gjithë vendin.

“Farmacitë sot janë në kushtet e mbijetesës. origjina ose problemi më i madh i farmacive, nuk është thjesht tek blloku i borxheve me 100 lekë hua. Por ato po shihen me sy armiqësor nga autoritetet. Urdhri i Farmacistëve do duhej të merrte pjesë në hartimin e ligjit të Barnave. Ligji që u miratua nuk rregulloi asgjë nga ato defekte dhe çështjen e rivendosjes së kritereve për hapjen e farmacive. është ndoshta i vendi vend në Europë që farmacitë hapen pa kriter. Sot ka 1700 farmaci në gjithë vendin. Hapja pa kriter dhe masive e farmacive ka krijuar konkurrencë të pandershme deri diku.

Barnat e falsifikuara
Nga ana tjetër, Goma theksoi se në vendin tonë operojnë 10 farmaci me aktivitet të paligjshëm. “Kemi konstatuar 10 farmaci të paligjshme në vendin tonë. I kemi përcjell këtë fakt ministrisë së Shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit.”, tha Goma.

Këtë fakt e konfirmojë dhe Diana Toma. “Farmacistët të përfaqësuar nga Urdhri i Farmacistëve nuk kanë qenë të paqtë me këtë situatë dhe kanë reaguar në mënyrë ligjore”, pohoi ajo.

Ndërkohë, Çeliku deklaroi se në Shqipëri ka barna të falsifikuara. Ai theksoi se ka konstatuar bar, i cili kishte ardhur nga India, që ishte false. “Barnat të falsifikuara ka dhe në Shqipëri. Nëse do më pyesje nëse kemi element që të identifikojmë barnat flase, do thoja që nuk kemi. Di që tenderi i vitet të kaluar për barnat ishte i dyshimtë, për profilin e barit dhe i dyshimtë dhe për atë që duhej të arrihej. unë kam gjetur në treg bar të falsifikuar. Nuk e di nëse ky bar është tërhequr. Bari ka ardhur nga India.”, tha ai.

Nga ana tjetër Gazmend Koduzi teksa është ndalur tek rimbursmi i barnave, theksoi se gjithçka operon me klientelizëm. “Panorama që ju paraqisni është tejet e trishtuar. Janë prishur rregullat e lojës. Rolin më të madh në këtë sistem e ka Qendra e Kontrollit të Barnave dhe Ministria e Shëndetësisë. Me ligjin e ri, fondi i sigurimeve merr një tjetër rol në listën e rimbursimeve. kemi 20 barna që nuk janë rimbursura. Dhe them se bëhet gjithçka me klientelizëm. Ne nuk kemi institucione që të sigurojnë cilësinë e barit.”, tha Koduzi.

Ilaçet që mungojnë nga lista e rimbursimeve
Në listën e barnave të rimbursueshme mungojnë 20 barna të alternativës së parë. Këtë fakt e konfirmojnë tre farmacistet e një farmacie në kryeqytet. “Ndryshimi i çmimit dhe luhatja e tyre na çorienton ne dhe klientët. Madje në disa raste konfliktohemi me pacientët, ndërsa në disa raste i vëmë vetë ato shtesa. Ka ulje të çmimit të barnave, por kjo është bërë kosto për ne.”, pohuan farmacistet.

Për kreun e Urdhrit të Farmacistëve kjo është një situatë alarmante, pasi mungojnë ato ilaçe që janë jetike për pacientët me sëmundje kronike. “Si raport nuk duhet i rëndësishëm që të vendosësh gjendjen e alarmit. por këto aletrantiva të bëjnë të vendosësh gjendjen e alarmit, pasi janë ato diagnoza që kanë rrezikshmërinë më të lartë, si ato kardiovaskulare, etj. Alarmi që japin pacientet nga mospajisja me barna të këtyre kategorive, bën që gjendja të mos jetë kaq e qetë, por shumë e acaruar. Kemi barna që janë të një rëndësie jetike dhe janë bllokuar në Rinas. Unë e di motivin dhe nuk më vjen mirë ta përmend. Ato institucione që duhet realisht nga persona që duhet të jenë figura të mira, përfaqësohen nga ata që mbartin dështime profesionale.”, -tha Diana Toma.

Ndërkohë, Koduzi theksoi se brenda dy muajve të fundit nag Shqipëria janë larguar dy komani ilaçesh. “Që të mbyllen dy përfaqësi të kompanive, do të thotë se këto kompani mos të regjistrojnë më barna të reja në Shqipëri. Ndaj, do ketë më pak barna të reja në treg dhe do i jap mundësi kontrabandës. Një çështje tjetër është ajo e çmimit. Ministri i Shëndetësisë mburret se ka ulur çmimin e ilaçeve.”, tha ai.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: