Niveli i testosteronit mund të bie përgjatë viteve, por gjithashtu edhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Mirëpo, ushqime të ndryshme mund t’ju ndihmojnë t’i rrisni nivelet e testëronit dhe t’i mbani hormonet në balancë.

Ushqimet e mëposhtme mund t’i konsumoni për të pasur një shëndet më të mirë të muskujve, prodhimit të spermës dhe dëshirës seksuale.

Peshku
Peshku  është i pasur me vitaminë D, prandaj konsumimi i peshkut  shërben si mënyrë natyrale për përmirësimin e testëronit.

Qumështi dhe të verdhët e vezës
Qumështi me pak yndyrë dhe të verdhët e vezës janë burime të mahnitshme të proteinës dhe kalciumit, prandaj këto ushqime janë të mahnitshme për të ngritur nivelet e testëronit.

Patatet
Karbohidratet janë tejet të rëndësishme për prodhimin e shëndetshëm të testëronit. Patatet janë burim i shkëlqyeshëm dhe gjithashtu të pasura me vlera ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e testëronit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb