DURRES-Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, pritet të informojë të mërkurën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me marrjen e masave nga ky institucion, për listat e votuesve në Durrës.

KQZ, gjatë mbledhjes së djeshme, kërkoi raportimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile lidhur me pretendimet për shtimin e 2800 personave në listat e votuesve në këtë zonë zgjedhore.

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ pritet të vijojë me procedurën e akreditimit të vëzhguesve vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: