Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, tregoi disa nga emrat e mundshëm potencialë për Policinë e Shtetit.

Ajo tha se janë 14 kandidatë që garojnë për këtë detyrë, pas shkarkimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

“Ka një konkurs për këtë detyrë. Kandidatët janë 14 zotërinj, dy zonja u s’kualifikuan. Ata iu përgjigjen intervistës. Është ngritur një komision, ku marrin pjesë zv.ministri i Punëve të Brendshme, sekretarja e përgjithmonë e ministrisë dhe drejtuesja e AMP, të cilët dje kanë bërë pikëzimin e kandidatëve dhe e kanë dorëzuar listën te ministri Llamallari. Disa prej tyre, kanë pasur performancë të mirë. Gara është ngushtuar dhe vërtet rreth 3-4 emrave. Emrin e propozon ministri dhe më pas ia dërgon Këshillit të Ministrave. Unë do të marr guximin të them 3-04 emra, që janë potencialë; Skënder Hita, drejtor aktual i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, që është në Akademinë e Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, që ka mbajtur poste të rëndësishme në Polici dhe Afrim Tafa. Por Rama mund të bëjë surpriza. Policia ka sfida para. Ndaj ky është momenti që drejtori i ri i policisë, të ketë kurajë dhe të thotë; jo përballë politikës!”, tha ajo.

Ajo tha se duhen të gjenden mekanizma të tjera për drejtorin e ri të policisë. Lala tha se ka dyshimet e saj rreth këtij procesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb