Deputetët e Listës Serbe kanë braktisur dje zyrtarisht mandatet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë ditën e sotme mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja Osmani për rekomandim të personave të radhës për të zëvendësuar deputetët nga radhët e Listës Srpska.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së së Kosovës Valmir Elezi, për median kosovare Express.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb