KOSOVË- Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur sot që, pas dy muaj bojkoti institucioneve të Kosovës, të kthehen në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës.

Siç kanë thënë ata, pas bisedimeve me partnerët e koalicionit kanë marrë garanci se do të respektohen pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së koalicionit.

Njëri nga shkaqet kryesore të kthimit të serbëve në Kuvend e në Qeveri është edhe marrëveshja se në të ardhmen nuk do të bëhen hapa të njëanshëm të partnerëve të koalicionit, sidomos kur bëhet fjalë për procesin e privatizimit në vendet me shumicë serbe.

Kumtesa ka shtuar se në të ardhmen vëmendja kryesore do t’i kushtohet procesit të kthimit dhe shtimit të pranisë serbe në institucione.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: