KOSOVE – Deputetët e Listës “Srpska” kërcënojnë se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese e zgjedhore, nëse atyre nuk u plotësohen kushtet që i kanë vënë Prishtinës.

Sipas “Zërit”, ata thonë madje se nuk do të jenë as pjesë e qeverisë së re, nëse nuk ka gatishmëri që të zbatohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe kthimi i të gjithë serbëve të zhvendosur.

Aleksandër Jabllanoviç, kryetar i listës “Srpska”, thotë se nëse do të jenë pjesë e qeverisë së re, paraprakisht duhet t’u plotësohen kushtet e kërkuara, siç është kthimi i të zhvendosurve, formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, vazhdimi i dialogut, shfuqizimi i privatizimit dhe kthimi i pronës dhe pasurisë, kishës ortodokse serbe.

Në anën tjetër, të gjitha ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen në legjislaturën e re nevojitet që të votojnë dy të tretat e shumicës dhe dy të tretat e pakicës.

Për dallim nga “Srpska”, deputetët e Grupit Parlamentar “Gjashtë +”, zotohen se do të votojnë pro këtyre ndryshimeve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: