Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka ndalur turin e ‘foltores’ me demokratët në Kurbin.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal te Belinda Balluku dhe pasuria e saj marramendëse.

Ai tha se ende nuk kemi parë gjë akoma nga pasuria marramendëse e Ballukut, por dhe Agasit.

 

“Sot me këto që po dëgjoni, Shqipëria është një në diktaturë. Në dosje e parë u hetua për 1 zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo dispononte aq apartamente. Me taksat tuaja, paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet e të sëmurëve tuaj dhe kafshatat tuaja, kishte siguruar për vtë 300 apartamente.

Ju garantoj, këtu do të jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për dikatorë, për hajdutë, bizhura dhe diamante, por vetëm për njërin prej tyre, Gys Agasin, një kriminel kishte në vinotekën e tij shishe vere që si ka perandori i Japonisë, 33 mijë euro shishja e veres, të gjitha me paratë tuaja, para të vjedhura.

Ky koordinatori i karteleve të drogës. Ai i mblidhte Troplinët dhe Çelajt te një lokal te Shkëmbi i Kavajës, për zgjedhje. Ishte njeriu më i afërt i Edi Ramës. Kishte verëra më të kushtueshme.

S’keni parë gjë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe superluksit.

Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysitter, që mezi siguronte kafshatat dhe më pas punonjëse në Bashki. Tani me dy jahte. Jemi në kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë! Po!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb