UEFA ka zyrtarizuar listën me 21 futbollistë të gatshëm për Edlir Tetovën nesër. Egnatia do të përballet me Breidablik në sfidën e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Egnatia ka katër mungesa nga skuadra që mbylli sezonin. Bëhet fjalë Dulis, Malotën, Madanin dhe Kasën. Në anën tjetër janë përfshirë në listë katër afrime të verës. Bëhet fjalë për Poçin, Ruçin, Grudën dhe Selmanin.

Do të jetë mbrëmje historike në Rrogozhinë. Stadiumi “Arena Egnatia” do presë ndeshjen e parë europiane prej orës 21:00.

LISTA E EGNATIAS

Porta: Dajsinani, Kuka

Mbrojtja: Duka, Alijev, Poçi, Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj

Mesfusha: Aleksi, Fernando, Uotlai, Lushkja, Ujka, Ruçi

Sulmi: Bakajoko, Leo Melo, Selmani, Jahaja, Gruda, Guindo

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb