Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se integrimin e Shqipërisë, po e mban peng imuniteti i Belinda Ballukut.

Tabaku theksoi se në Parlament po thuhen vetëm gënjeshtra dhe se çështjet kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në integrimin e vendit anashkalohen.

“Duhen mbajtur përgjegjësi për fjalën që thotë kushdo që flet këtu. I kemi kërkuar në konferencë kryetarëve listën e ligjeve, nuk është publikuar. Vota për imunitetin për zv.kryeministres, ajo sot po mban peng procesin. Lista me 23 ligje sigurisht që do duhej diskutuar, por sot Shqipërinë po e mban peng ajo vota kundër imunitetin për Belinda Ballukun. Sepse listat që tunden këtu në parlament janë thjesht  gënjeshtra të radhës”, tha me  të tjerash ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: