Lituania ka instaluar “dhëmbë dragoi”, piramida të projektuara për të ndaluar tanket, në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit.

“Barrierat e instaluara janë vetëm një pjesë e një tabloje më të madhe dhe të integruar”, tha komandanti i ushtrisë lituaneze Raimundas Vaiksnoras.

Ky është hapi i fundit në një sërë masash mbrojtëse të ndërmarra nga vendi baltik për të penguar agresionin rus. “Po fillojmë nga niveli taktik – pengesa specifike në kufi – dhe më vonë do ta kombinojmë të gjithë planin inxhinierik në një sistem konceptual”, tha komandant i ushtrisë lituaneze.

“Ky është një hap paraprak që synon të sigurojë mbrojtje më efektive”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë. Tre shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, janë anëtare të NATO-s dhe kufizohen me Rusinë.

Lituania dhe Letonia kufizohen gjithashtu me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Moskës. Të tre vendet, të pushtuara më parë nga Bashkimi Sovjetik, e kanë rritur gjendjen e gatishmërisë për shkak të kërcënimit të pushtimit rus që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb