Qeveria lituaneze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të balonave të lëshuara nga Bjellorusia që shkelin hapësirën ajrore të vendit.
“Qeveria lituaneze shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 9 dhjetor për shkak të kërcënimit për sigurinë publike që përbënin balonat e kontrabanduara nga Bjellorusia”, tha agjencia.
Autoritetet lituaneze e kanë akuzuar Bjellorusinë se po u lejon kontrabandistëve të përdorin sonda meteorologjike për të kontrabanduar cigare përtej kufirit.
