Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në protestën e 49 kundër kryeministrit Edi Rama. Njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Marshimi vijon me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “bashkohuni me ne”.

49 ditë rezistencë të pandërprerë, koordinatorët e protestës konfirmojnë se revolta nuk ka ndërmend të ndalet dhe se tubimi i sotëm do të jetë një tjetër tregues i vendosmërisë qytetare.

“Ne do të jemi në shesh çdo ditë. Kjo lëvizje vetëm sa do të rritet derisa zëri i sovranit të dëgjohet dhe të plotësohen të gjitha kërkesat tona,” janë shprehur organizatorët, duke ftuar sërish të gjithë qytetarët t’iu bashkohen në Bulevard.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb