Teksa protesta ka hyrë në ditën e 19, qytetarët kanë rrethuar godinën e Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare.
Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që të dorëzojnë mandatet.
“Dorëzoni mandatet” dhe “Parlamenti i mafies” knaë qenë thirrjet që po shoqërojnë këtë tubim.
Sot i pranishëm në seancë është edhe kryeministri Edi Rama.
Ndërsa deputetët kanë dalë nga salla janë pritur me thirrje dhe fishkëllima nga turma.
