Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme.

Pas përfundimit të seancës plenare, disa deputetë kanë mbetur të bllokuar në ambientet e Kuvendit, pasi protestuesit kanë zënë rrugët përreth godinës.

Forcat e policisë kanë tentuar të krijojnë një hapësirë për kalimin e automjeteve dhe lirimin e rrugës, ndërsa u kanë bërë thirrje protestuesve që të zhvendosen dhe të mos pengojnë qarkullimin.

“Lironi rrugën”, kanë qenë thirrjet e policisë drejtuar protestuesve, ndërsa situata është shoqëruar me tensione. Ndërkohë një autobot me ujë qëndron në aksin e bllokuar, ndërsa policia është e pajisur dhe me gaz lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb