Vala e protestave qytetare është përhapur me shpejtësi edhe përtej kufijve të Shqipërisë, ku paralelisht me tubimin masiv në Tiranë, shumë shqiptarë janë mbledhur në një protestë të madhe në Milano të Italisë.
Komuniteti shqiptar atje ka bashkuar zërin me bashkatdhetarët në vendlindje, duke treguar një solidarizim të jashtëzakonshëm me lëvizjen qytetare të Tiranës.
Me pankarta në duar, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër korrupsionit dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesit në Milano kanë shprehur revoltën e tyre ndaj keqmenaxhimit të vendit, varfërisë ekstreme që po zbraz Shqipërinë dhe kapjes së institucioneve publike.
