ELBASAN- Qyteti i Elbasanit, i ka marrë sot titullin Tiranës, duke u kthyer në kryeqytetin e vëmendjes së shqiptarëve për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Rreth orës 15:00 kanë filluar të mblidhen edhe tifozët e parë dhe qyteti i ballokumeve u ndez nga ngjyrat kuq e zi.

Nga ana tjetër nuk mungojnë forcat e shumta të policisë, të cilat janë prezente që në rrethrrotullimin e Bradasheshit, raportoi nga Elbasani për BalkanËeb, gazetari Jeton Selimi.

Po ashtu situata po monitorohet edhe nga ajri, pasi mbi qytet ka lëvizur vazhdimisht një helikopter.
Rreth 2000 forca policie janë të pranishme në Elbasan për mbarëvajtjen e aktiviteti sportiv. Nga të dyja ekipet pretendohet sot fitorja, duke qenë se janë me pikë të barabarta.

Gjatë festimeve para ndeshjes, nuk kanë munguar as këngët patriotike nga tifozët që edhe me ndryshimin e stadiumi dhe masat e shtuara të sigurisë nuk e kanë tradhtuar Kombëtaren kuqezi.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb