Një prej folësve në protestën e 53-të të opozitës para Kryeministrisë, Edison Likaj, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me veprimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke pretenduar se hetimet po afrohen drejt drejtuesve më të lartë të qeverisë.
Në fjalën e tij, Likaj iu referua raportimeve se SPAK ka kryer veprime në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) dhe në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT), duke i cilësuar ato si një hap të rëndësishëm.
“Sot ka dalë një lajm që SPAK ka zbarkuar te KKT dhe te AZHT. Nuk do të isha më i gëzuar edhe po të kishte ardhur te Kryeministria, sepse të gjitha projektet famëkeqe korruptive Edi Rama i ka firmosur në KKT. I kemi kërkuar institucioneve të drejtësisë të hetojnë Ramën. Kjo protestë ka detyruar edhe institucionet e drejtësisë ta vendosin Ramën me shpatulla pas murit,” u shpreh ai.
Likaj shtoi se, sipas tij, hetimet po afrohen drejt kryeministrit.
“Fakti që jemi në ditën e 53-të do të thotë se ne po lëvizim. Nëse kanë shkuar te KKT, do të thotë që Ramës i janë afruar dhe nuk do të jetë e largët dita që ta shohim me pranga në duar,” deklaroi ai.
Në vijim, protestuesi përmendi edhe emrat e disa zyrtarëve të lartë të mazhorancës, duke pretenduar se qeveria ndodhet nën presion nga hetimet.
“Sot ka dalë një lajm që SPAK ka barkuar te KKT dhe te AZHT. Nuk do isha më gëzuar edhe po të kishte ardhur te Kryeministria sepse të gjitha projektet famëkeqe korruptive Edi Rama i ka firmosur në KKT. I kemi kërkuar të institucioneve të drejtësisë të hetojnë Ramën, Kjo protestë ka detyruar edhe institucione të Drejtësisë të vendosin Ramën me shpatulla pas murit. Fakti që jemi në ditën e 53 do të thotë që ne po lëvizim. Nëse kanë shkuar te KKT do të thotë që Ramës i janë afruar e nuk do jetë e largët dita që ta shohim me pranga në duar. Ata janë zënë në çark në këto momente, Nuk dinë këtë të mbrojnë më parë. Të mbrojnë Taulant Ballën që po i vjen dosja nga Gjermania, të mbrojnë Belinda Ballukun që po i flen dosja ngado, apo të mbrojnë kreun e qeverisë Edi Ramën, Siç duket nuk do mbrojnë dot asnjë. Qeveria kriminale e ka vendin pas hekura. Duhet që nesër në 8:30 të jemi në sheshin skënderbej të shkojnë të Parlamenti…”, tha protestuesi Edison Likaj në protestën e 53 kundër Ramës.
