Pas protestës së 56-të para Kryeministrisë, mijëra protestues marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve para parlamentit ditën e enjte.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan me thirrjet: Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb