Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku një grup qytetarësh kanë çarë edhe kordonin e policisë duke iu afrua derës kryesore të godinës qeveritare.
Situata ka sjellë reagime të menjëhershme nga pjesëmarrës të tjerë në protestë, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. “Jo provokime!”, është dëgjuar të thërrasin protestuesit, duke kërkuar që tubimi të vijojë pa incidente.
Pavarësisht tensioneve të momentit, protesta ka vazhduar, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë apel për ruajtjen e karakterit paqësor të manifestimit dhe shmangien e çdo veprimi që mund të përshkallëzojë situatën.
