Revolta e studentëve ka nisur ditën e djeshme, ku për rreth 9 orë të rinjtë protestuan kundër qeverisë, ndërsa u përballën me dhunë policore, duket se do të vijojë edhe sot me të njejtin intensitet. Sot, gjimnaze dhe universitete kanë bojkotuar mësimin, ndërsa janë hedhur në protestë.

Të parët ishin gjimnazistë të “Partizanit”, të cilët lanë mësimin dhe më pas bllokuan rrugën që të çon nga gjimnazi në drejtim të Selvisë, ndërsa iu kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave. Ndërkohë, pas tyre u ngritën dhe studentët e Mjekësisë, të cilët u nisën drejt Rrugës së Dibrës për t’u stacionuar para Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu, kësaj lëvizjeje i janë bashkuar dhe Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa përflitet se bojkoti është bërë dhe nga Fakulteti i Filologji-Historisë. Gen Z thyen mitin e protestave në Shqipëri, ndërsa të gjithë të rinjtë janë në një linjë; dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kësaj qeverie. Kujtojmë se dje pati incidente të rënda në protestën e të rinjve, ku shumë prej tyre u dhunuan brutalisht, si një 19-vjeccar që iu thye këmba nga dhuna e policisë. 16 protestues u arrestuan dhe 29 të tjerë u proceduan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: