Marshimi masiv dhe i pandalur i lëvizjes qytetare po përfshin çdo lagje kryesore të Tiranës. Pasi përshkuan Unazën e kryeqytetit dhe lanë pas kryqëzimin e “Brrylit”, masa kilometrike e protestuesve është afruar sërish me qendrën e Tiranës.
Koka e marshimit sapo ka mbërritur në zonën e njohur si “Selvia”, duke u përhapur masivisht në Rrugën e Dibrës.
Qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës kanë “pushtuar” plotësisht këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe duke e kthyer zonën në një tjetër pikë të revoltës.
Me thirrjet që tashmë janë bërë kryefjala e kësaj mbrëmjeje, “Rama në burg, Berisha në burg!” dhe “Rama jep dorëheqjen”, turma po marshon me hapa të shpejtë drejt qendrës, duke treguar një rezistencë të jashtëzakonshme pas orësh të tëra në revoltë.
