Ka nisur ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave në ambientet e Presidencës, para Kreut të Shtetit Bajram Begaj.
I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës.
Menjëherë pas kësaj ceremonie, do të mbahet dhe një koktej në nder të kësaj dite, një pritje e shkurtër simbolike duke trokitur gotat. Duke nisur nga ky moment, qeveria Rama 4 nis zyrtarisht detyrën.
Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë
Majlinda Dhuka, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Toni Gogu, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
