Ka nisur Foltorja e pestë e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.
Kreu i PD, Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve në sheshin para godinës së qeverisë, shoqëruar nga deputetë të PD.
Deputetja e PD, Albana Vokshi, është e para që mori fjalën, ku vuri theksin në faktin që PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.
Sipas saj, është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk fshehin dot më realitetin.
Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët, duke theksuar se PD ka fituar mbështetjen e partnerëve.
